• e premte, 05 dhjetor 2025

BE-ja vendosi sanksione ndaj individëve dhe subjekteve përgjegjëse për destabilizim të Moldavisë

BE-ja vendosi sanksione ndaj individëve dhe subjekteve përgjegjëse për destabilizim të Moldavisë

Bruksel, 15 korrik 2025 (MIA) – Këshilli i Bashkimit Evropian sot njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj shtatë individëve dhe tre subjekteve “përgjegjëse për veprime të drejtuara drejt destabilizimit” të demokracisë në Moldavi. 

Në kumtesë bëhet e ditur se disa nga personat e sanksionuar “ishin të përfshirë në mënyrë aktive në skema për blerjen e votave, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit kushtetues për anëtarësim në BE në vitin 2024”. 

Është shtuar se personat e sanksionuar ishin të përfshirë edhe në “mitmarrje për korruptimin e disa politikanëve”. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR