BE-ja vendos standarde të reja për kursimin e energjisë dhe faturave më të ulëta për rrymën
- Bashkimi Evropian prezantoi standarde të reja për të kufizuar konsumin e energjisë nga pajisjet elektrike, qëllimi i të cilit është kursimi i energjisë elektrike dhe ulja e faturave për konsumatorët, njoftoi sot zëdhënësja e KE-së për aksion klimatik dhe energji, Ana-Kajza Itkonen.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:30, 12 maj, 2025
Bruksel, 12 maj 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian prezantoi standarde të reja për të kufizuar konsumin e energjisë nga pajisjet elektrike, qëllimi i të cilit është kursimi i energjisë elektrike dhe ulja e faturave për konsumatorët, njoftoi sot zëdhënësja e KE-së për aksion klimatik dhe energji, Ana-Kajza Itkonen.
"Kufizimet e përditësuara të konsumit të energjisë për pajisjet elektrike në gjendje gatishmërie hynë në fuqi në të gjithë BE-në më 9 maj", theksoi Itkonen.
Sipas saj, këto rregulla do të aplikohen në produktet e reja, si ruterët Vi-Fi dhe altoparlantë pa tel, të vendosur në tregun e BE-së pas 9 majit.
Masa të tilla janë vendosur për faktin se shumica e pajisjeve elektrike ende përdorin energji elektrike, edhe kur janë të fikura ose në regjimin e gatishmërisë.
Vlerësohet se këto masa do t'i mundësojnë BE-së të kursejë 4 teravatë orë energji elektrike në vit deri në vitin 2030, që është pothuajse dyfishi i konsumit vjetor të energjisë elektrike të Maltës dhe i mjaftueshëm për të furnizuar me energji më shumë se një milion makina elektrike.
Me këto masa pritet emetimet e dioksidit të karbonit të ulen për 1.4 milion ton si dhe t'u sigurohet familjeve evropiane kursime totale vjetore prej 530 milionë eurosh për shkak të faturave më të ulëta të energjisë elektrike. qa/
Foto: arkivi i MIA-s