• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja sistemoi katër helikopterë dhe tre aeroplanë në vend si ndihmë për shuarjen e zjarreve

BE-ja sistemoi katër helikopterë dhe tre aeroplanë në vend si ndihmë për shuarjen e zjarreve

Bruksel, 16 korrik 2024 (MIA) - Komisioni evropian sot solli vendim të mobilizojë ndihmë për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në përballjen me zjarret pyjore që i kapluan të dy vendet, kumtoi sot zëdhënësi i KE-së për ndihmë humanitare dhe përballje me kriza, Balash Ujvari.

"Me aktivizimin e Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, në Maqedoni të Veriut janë sistemuar katër helikopterë dhe tre aeroplanë zjarrfikës bga Kroacia, Sllovenia, Serbia dhe Turqia", informoi Ujvari.

Në Bullgari, ndërkaq, sipas Ujvarit, janë dërguar dy helikopterë për shuarje të zjarreve nga Çekia.

"Jemi të gatshëm të mobilizojmë edhe ndohmë shtesë. Siç e dini në rpag të verës bëmë përgatitje të konsiderueshme, duke angazhuar mbi 500 zjarrfikës, 29 aeroplanë dhe katër helikopterë prë shuarje të zjarreve të sistemuar në tërë Evropën", shtoi Ujvari. ab/

Fotо: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR