• e shtunë, 21 dhjetor 2024

BE-ja promovon plan për tërheqje të punëtorëve të huaj

BE-ja promovon plan për tërheqje të punëtorëve të huaj

Bruksel, 15 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni evropian prezantoi pako të nismave për tërheqje të punëtorëve të aftë profesional nga jashtë dhe ta lehtësojë lëvizshmërinë e tyre në kuadër të BE-së, të quajtur "Mobilitet i shkathtësive dhe talentëve",nxitur nga mungesa e fuqisë profesionale të punës në disa sektorë në vendet anëtare të Unionit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

"Kjo është korniza e parë e këtillë deri më tani për nxitje të mobilitetit në Evropë. Shkaqet për të janë të ditura. Duhet të bëhet diçka me mungesën e fuqisë profesionale të punës në tregun tonë të punës, i cili është shqetësues dhe enemik. Baza fillestare për diskutim ishte: 'Bruksel, kemi problem'", deklaroi nënkryetari i Komisionit evropian për promovim të mënyrës evropiane të jetës, Margaritis Shinas duke e promovuar planin.

Siç deklaroi Shinas, masat kanë për qëllim ta lehtësojnë ndërlidhjen e punëdhënësve në BE me personat nga vende të treta të cilët kërkojnë punë, si dhe ta promovojë njohjen e kualifikimeve të tyre dhe ta nxitë mobilititetin e tyre.

Ai theksoi se Komisioni propozon të formohet "Baseni për talentë të BE-së", në mënyrë që të lehtësohet rekrutimi i kërkesve të punës nga vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së në profesione për të cilat ka mungesë në nivel të BE-së. Me këtë platformë duhet të lehtësohet dhe përshçejtohet rekrutimi ndërkombëtar, në mënyrë që të ndihmohen punëdhënësit  në qasje drejt fondit më të gjerë të punëtorëve profesional dhe talentëve.

Nënkryetari i KE-së potencoi se nuk bëhet fjalë për rregullativë të detyrueshme, por për pjesëmarrje në fondin për talentë të BE-së, do të jetë vullnetare për vendet anëtare, të cilat do ta mbështesin menaxhimin me platformën. Gjithashtu, platforma do të sigurojë informata për procedurat për rekrutim dhe emigim në vendet-anëtare dhe përfshin masa të fuqishme mbrojtëse në mënyrë që të sigurohet rekrutim i drejtë dhe kushte të punës.

Shinas theksoi se në BE ka shumë procedura byrokratike për angazhim të fuqisë së huaj punëtore, që çon drejt "ikjes së punëtorëve", kështu që me nismën e re duhet të thjehstohet procedura për angazhim të punëtorëve nga jashtë.

Sipas tij, ky është program që ofron ndihmë për basenin në Evropë dhe në të njejtën kohë paraqet alternativë të asaj që e ofrojnë populistët si zgjidhje për problemin me emigrimin.

Eurokomisarja për punë të brendshme, Ilva Johanson theksoi se në kushte kur BE-ja po përballet me mungesë të shtatë milionë punëtorëve, zhvillimi i bashkëpunimit me partnerë nga vende të treta për tërheqje të emigrantëve-punëtorë, gjithashtu, mund të jetë e përfitimit të ndërsjelltë, përmes mbështetjes financiare kthyese në ekonomitë e vendeve të prejardhjes së tyre.

Sipas planit, personat të cilët kërkojnë punë, ndërkaq të cilët i kanë ndërtuar shkathtësitë e tyre në kuadër të "partneritetit për talentë", do të marrin certifikata që i konfirmon kualifikimet e tyre.

Eurokomisarja për inovacione, hulumtim, kulturë, ardim dhe të rinj, Ilijana Ivanova foli për masën e propozuar "Evropa në lëvizje - mundësi për mobilitet për mësim për secilin", qëllimi i të cilit është ta nxitë mobilitetin në të gjitha sferat e arsimit dhe trajnimit.

Ajo theksoi se KE-ja u bën thirrje vendeve-anëtare ta bëjnë mobilitetin e mësimit në BE pjesë itnegrale të arsimit dhe trajnimit - nga arsimi shkollor dhe profesional dhe trajnimi, përmes kryerjes së stazhit, e deri tek arsimi i lartë dhe trajnimki i të rriturve.

Propozimi përfshin edhe obligimin e Komisionit për t'i ndjekur dhe mbështetur vendet anëtare në zhvillimin e planeve nacionale të aksionit për implementim konkret të qëllimeve. ab/

Foto: ЕBS/МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR