• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja pret që Kina të ndikojë ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

BE-ja pret që Kina të ndikojë ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Bruksel, 15 maj 2023 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, sot deklaroi se është shumë mirë që 14 muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, presidenti kinez Si Xhinping ka biseduar në telefon me presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Sipas saj, Kina padyshim ka një ndikim mbi presidentin rus Vladimir Putinin. 

"Si pjesë e Këshillit të Sigurimit të KB-së, Kina ka përgjegjësinë që ra detyrojë Rusinë t'i japë fund luftës. Duhet të punojmë në bazë të propozimit të paqes të presidentit Zelenski. Do të vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Pekinit që të përmbahet nga mbështetja e luftës", theksoi Lajeni. 

 Ajo theksoi se është e nevojshme që BE-ja ta kufizojë varësinë e saj ekonomike nga Kina, për shembull në importin e lëndëve të para. Sipas saj, BE-ja planifikon të vendosë monitorim të investimeve evropiane në vendin aziatik, si dhe ta mbrojë eksportin e teknologjive që më vonë mund të jenë vendimtare për arritjen ose ruajtjen e epërsisë ushtarake.

“Çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të bazohet në Kartën e KB-së, vetëm Ukraina mund të vlerësojë kur janë të mundshme negociatat”, tha  Sharl Misheli në konferencën e përbashkët për shtyp me Lajenin. 

Sipas tij, pasi KE-ja të japë një vlerësim për gatishmëri të Kievit për t'i filluar negociatat për hyrje në BE në tetor, ai do ta shtrojë këtë çështje para Këshillit Evropian. ar/

 Foto:Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR