• e premte, 05 dhjetor 2025

BE-ja po e shqyrton pakon e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë

BE-ja po e shqyrton pakon e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë

Bruksel, 19 shtator 2025 (MIA) - Ambasadorët e Bashkimit Evropian sot mblidhen për të shqyrtuar pakon e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila është shtyrë pasi SHBA-ja po ushtron presion mbi Evropën që të marrë një rol më të fuqishëm në përfundimin e luftës në Ukrainë, me kufizime të reja të mundshme për gazin dhe vizat.

Komisioni Evropian synon të përshpejtojë shkëputjen e Evropës nga lëndët djegëse fosile ruse, ndërsa një zyrtar deklaroi se sanksionet janë një mënyrë për ta arritur këtë.

Të dy diplomatë nga BE-ja sugjeruan se gazi mund të jetë synimi i ardhshëm i sanksioneve.

Paketa e sanksioneve mund të përfshijë kufizime më të rrepta për shmangien e sanksioneve, rritjen e presionit ndaj bankave dhe kompanive energjetike ruse, si dhe vendosjen në listë të zezë të anijeve shtesë nga flota "sekrete" ruse.

Po shqyrtohen edhe kufizime për eksportin në vendet e treta dhe mundësia për të vendosur rregulla më të rrepta për lëshimin e vizave turistike për qytetarët rusë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR