• e premte, 05 dhjetor 2025

BE-ja planifikon vendosje të doganave për porositë përmes Temu, Shein dhe AliEkspres

BE-ja planifikon vendosje të doganave për porositë përmes Temu, Shein dhe AliEkspres

Bruksel, 14 nëntor 2025 (MIA) – Këshilli për Çështje Ekonomike dhe Financiare të BE-së planifikon ndryshimin e Rregullores për dogana, me të cilën do të hiqej rregulli i tanishëm për lirimin nga taksat doganore gjatë importit të mallrave nga vende të treta në Union, vlera e të cilave është deri 150 euro. 

Sipas propozimit të ministrave të Financave të vendeve anëtare të BE-së, vendimi i tillë do të duhej të miratohej “sa më shpejtë që është e mundur” që të mund të hyjë në fuqi që në vitin 2026. 

Kjo në praktikë do të nënkuptojë se pas miratimit të ndryshimeve banorët e BE-së për çdo porosi nga sajtet kineze për tregti elektronike Temu, Shein dhe AliEkspres do të duhet të paguajnë dogana sipas të taksave të konfirmuara doganore që vlejnë për të gjitha mallrat që importohen në Union. 

Tani për pako të produkteve në vlerë të përgjithshme deri 150 euro të porositura përmes shitoreve kineze onllajn, banorët e BE-së nuk paguajnë dogana. 

Fillimisht ishte paraparë që ky rregull të hiqet pas hyrjes në funksion të Qendrës Doganore të BE-së. Bëhet fjalë për platformë të centralizuar të BE-së për interaksion të administratave doganore të vendeve anëtare dhe për fuqizim të kontrolleve të importit të mallrave, e cila pritet të bëhet operative në vitin 2028 në kuadër të reformës më të gjerë të Kornizës doganore të BE-së.

Në sqarimin e Këshillit për propozimin e ndryshimeve të rregullit për pagesë të doganave bëhet e ditur në këtë mënyrë BE-ja ka për qëllim të krijojë “kushte të njëjta” për punë ndërmjet tregtarëve të huaj dhe evropianë onllajn me pakicë. 

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, në vitin 2024, 65 për qind nga 4,6 miliardë dërgesat që kishin hyrë në BE ishin të liruar nga taksat doganore, me çka madje 91 për qind e tyre kishin të bënin për mallra nga Kina të porositura përmes sajteve për e-tregti. 

Tregtarët evropianë thonë se praktika e tillë u krijon problem me konkurrencën jolojale, ndërsa gjithashtu ngrit edhe shqetësim për mbrojtje të mjedisit jetësor. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR