BE-ja paralajmëron për "flotën ruse në hije", premton kundërmasa më të fuqishme
- Bashkimi Evropian paralajmëroi për flotën ruse, të ashtuquajtur "në hije" dhe premtoi se do të ndërmarrë masa më të fuqishme pas sabotimit të përfolur të kabllos energjetike nënujore në afërsi të brigjeve të Finlandës. BE-ja "do të ndërmarrë hapa më të fuqishëm për t'iu kundërvënë rreziqeve nga ato anije", deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas për gazetën "Di Velt" në intervistën e publikuar sot.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:25, 30 dhjetor, 2024
Bruksel, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian paralajmëroi për flotën ruse, të ashtuquajtur "në hije" dhe premtoi se do të ndërmarrë masa më të fuqishme pas sabotimit të përfolur të kabllos energjetike nënujore në afërsi të brigjeve të Finlandës. BE-ja "do të ndërmarrë hapa më të fuqishëm për t'iu kundërvënë rreziqeve nga ato anije", deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas për gazetën "Di Velt" në intervistën e publikuar sot.
"Flota ruse në hije" e rrezikon mjedisin jetësor dhe e financon buxhetin ushtarak rus", tha Kallas, duke shtuar se anijet janë të dyshuara për akte të kryera të sabotimit.
Kablloja nënujore përçuese Estlink 2 mes Estonisë dhe Finlandës ishte prerë të mërkurën, për çka autoritetet finlandeze dyshojnë se mund të jetë akt sabotimi. Ato e mbajtën tankerin e naftës "Igëll S" nën flamurin e Ishujve të Kukut, spiranca e së cilës besohet se e ka dëmtuar kabllon.
Sipas BE-së, anija mund t'i takojë flotës së ashtuquajtur ruse "në hije" - tankerë dhe anije të tjera ngarkuese të cilat Rusia jozyrtarisht i përdorë për, për shembull, anashkalim të sanksioneve për transportin e naftës. ab/
fotо ЕPА