• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja paralajmëron dërgim të ndihmës shtesë për rajonet e përmbytura në Libi

BE-ja paralajmëron dërgim të ndihmës shtesë për rajonet e përmbytura në Libi

Bruksel, 14 shtator 2023 (MIA) - BE-ja informon se përmes Mekanizmit të saj për mbrojtje civile vazhdon ta mbështesë dërgesën e ndihmës humanitare për Libinë, pas përmbytjeve që i ka prekur rajonet e qytetit Derna në pjesën verilindore të vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe të paktën 5.300 të vdekur.

Siç njoftoi sot Komisioni Evropian, oferta e re për ndihmë nga BE-ja përfshin ekip mjekësor nga 53 nga Franca, pastaj tenda, mekanizëm i rëndë, një ekip i specializuar për lundrim me tre varka dhe dy automjete transpotuese dhe dy helikopterë për kërkim dhe shpëtim nga Italia, si dhe një ekip për ekspertizë teknike i përbërë nga ekspetë të IT, logjistikës dhe hartave nga Holanda.

"Këto oferta vijnë si plotësim i ndihmës që tashmë e ka sigiurua Gjermania, Rumania dhe Finlanda në formë të objekteve për akomodim, gjeneratorë, produkte ushqimore, tenda spitalore dhe rezervoare për ujë", theksohet në komunikatë.

Ditën e djeshme BE-ja informoi se fillimisht janë dhënë 500.000 euro fonde humanitare për të përballuar nevojat më urgjente të njerëzve në Libi, të prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia “Daniel”.

"Ekspertët e BE-së për ndihmën humanitare janë dërguar në terren për të vlerësuar shpejt nevojat e reja humanitare. Qendra koordinuese për reagim emergjent e BE-së është e gatshme të koordinojë ofertat shtesë të ndihmës", shtohet në komunikatë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR