• e shtunë, 28 shtator 2024

BE-ja paralajmëroi masa për parandalim të sjelljes keqdashëse të Rusisë në kiber hapësirën

BE-ja paralajmëroi masa për parandalim të sjelljes keqdashëse të Rusisë në kiber hapësirën

Bruksel, 3 maj 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian dhe vendet e saj anëtare së bashku me partnerët ndërkombëtarë të fuqishëm e dënojnë kiber fushatën keqdashëse  të zbatuar nga e ashtuquajtura Aktor për kërcënim të avancuar të vazhdueshëm 28 (APT28), i cili kontrollohet nga Rusia, kundër Gjermanisë dhe Çekisë, theksohet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell.

Në deklaratë theksohet se Gjermania sot ka ndarë vlerësim për ndërhyrje të APT28 në i-mejle të ndryshme të udhëheqësisë së Partisë qeveritare socialdemokratike të Gjermanisë (SPD), ndërsa Çekia në të njejtën kohë publikoi se edhe institucionet e saj kanë qenë shënjestër e kësaj kiber fushate. Borrell përkujton se paraprakisht kanë qenë shënjestër e faktorit të njejtë edhe institucione shtetërore, agjenci dhe etni në vende tjera anëtare të BE-së, mes të cilëve edhe në Lituani, poloni, Sllovaki dhe Suedi, si dhe se në vitin 2020 Unioni ka vendosur sanksione për individë dhe subjekte përgjegjëse për sulmet e APT28 të drejtuara drejt Parlamentit federal gjerman në vitin 2015.

"Fushata keqdashëse kibernetike demonstron modelin e vazhdueshëm të sjelljes së papërgjegjshme të Rusisë në hapësirën kibernetike, duke synuar institucionet demokratike, etnitë qeveritare dhe ofruesit e infrastrukturës kritike në të gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë. Kjo lloj sjelljeje është në kundërshtim me normat e OKB-së për sjellje të përgjegjshme të shtetit në hapësirën kibernetike, siç është ndërprerja e përdorimit dhe funksionimit të infrastrukturës kritike. Duke mos marrë parasysh sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar, Rusia ka përdorur në mënyrë të përsëritur APT28 për të kryer aktivitete keqdashëse kibernetike kundër BE-së, vendeve të saj anëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht Ukrainës", shtohet në deklaratën e Borrellit në emër të Bashkimit Evropian.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Borrelli thekson se BE-ja nuk do të tolerojë sjellje të këtillë keqdashëse, sidomos aktivitete që kanë për qëllim që ta degradojnë infrastrukturën kriktike, ta dobësojnë kohezionin shoqëror dhe të ndikojnë në proceset demokratike, duke pasur parasysh zgjedhjet në BE dhe në më shumë se 60 vende të botës që po mbahen gjatë këtij viti. mb/

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR