• e mërkurë, 27 nëntor 2024

BE-ja nuk e miratoi pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë, pretendojnë burime të paemëruara

BE-ja nuk e miratoi pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë, pretendojnë burime të paemëruara
Bruksel, 6 prill 2022 (MIA) - Diplomatët e BE-së nuk e miratuan pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë, të propozuar nga Komisioni Evropian, sepse duhet të zgjidhen çështjet teknike, duke përfshirë nëse ndalesa e importit të qymyrit nga Rusia do të ndikojë në marrëveshjet ekzistuese, publikuan mediat perëndimore, duke iu referuar burimeve të paemëruara. Komisioni Evropian propozoi dje ndalesën e importeve të të gjitha llojeve të qymyrit nga Rusia, si pjesë e një pakoje më të gjerë masash që do ta kufizojë shtesë tregtinë me Moskën. Sanksionet duhet të miratohen nga qeveritë e BE-së, por shqetësimet për këtë çështje u shprehën në takimin e sotëm të përfaqësuesve të BE-së, deklaruan tre burime të paemëruara. Siç theksojnë, një nga çështjet kyçe është ngritur nga Gjermania, e cila është importuesi më i madh i qymyrit rus. Berlini ka kërkuar shpjegim nëse ndalesa e qymyrit do të prekë marrëveshjet ekzistuese apo vetëm ato të ardhshme, shtuan burimet. Gjermania paraprakisht ka bllokuar përpjekjen e BE-së për të ndaluar importet e qymyrit rus, si përgjigje e krizës në Ukrainë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR