• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja nënshkroi marrëveshje për statusin e Fronteksit me Shqipërinë

BE-ja nënshkroi marrëveshje për statusin e Fronteksit me Shqipërinë

Bruksel, 15 shtator 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian dhe Shqipëria sot nënshkruan Marrëveshje të re për bashkëpunim operativ në menaxhimin me kufijtë nga ana e Agjencisë Evropiane për Kontroll Kufitar dhe Bregdetar (Fronteks), njoftoi Komisioni Evropian. 

"Marrëveshja është rezultat i Planit të Veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi i përforcuar operativ mes partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe Fronteksit do të kontribuojë për përballje me emigrimin jo të rregullt dhe krimit ndërkufitar dhe në mënyrë shtesë do ta fuqizojë sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së", bëhet e ditur në kumtesën e KE-së. 

Siç nformon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Marrëveshja e re do ta zëvendësojë marrëveshjen paraprake për statusin e Fronteksit nga viti 2019 dhe me të do të mundësohet shpërndarje e pjesëtarëve të Korpusit të Përhershëm të Agjencisë Evropiane në gjithë kufirin e Shqipërisë, jo vetëm drejt BE-së. 

Marrëveshjen e nënshkruan përfaqësues të Këshillit të BE-së, Komisioni Evropian dhe Qeveria shqiptare. Ajo do të hyjë në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë pas datës në të cilën Shqipëria dhe BE-ja mes vete do të njoftojnë për përfundimin e procedurave të tyre për ratifikimin e dokumentit, por në bazë të marrëveshjes me Parlamentin shqiptar, marrëveshja do të mund të zbatohet përkohësisht dhe para ratifikimit të tij. 

Krahas kontrollit të kufijve të BE-së, Fronteksi ka mision për ndihmë në mbikëqyrjen e vijave kufitare edhe të vendeve të tjera të cilat nuk janë anëtare të Unionit, për çka lidhen marrëveshje të veçanta. Marrëveshje për bashkëpunim me Fronteksin, BE-ja deri më tani ka nënshkruar me Maqedoninë e Veriut, si dhe me Moldavinë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Me rregullativën e re të Agjencisë Evropiane për Mbrojtje Kufitare dhe Bregdetare nga viti 2019, Fronteksi mund tu ndihmojë vendeve me të cilat ka marrëveshje për bashkëpunim në gjithë territorin e tyre, ndërsa jo vetëm në rajonet që kufizohen me shtete anëtare të BE-së, siç ishte rasti me rregullat paraprake. Rregullativa e re, gjithashtu, pjesëtarëve të Fronteksit u jep edhe autorizime ekzekutive, siç janë kontrolle kufitare dhe regjistrim i njerëzve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR