• e martë, 24 dhjetor 2024

BE-ja në tremujorin e dytë të vitit 2023, realizoi një suficit tregtar prej një miliard euro

BE-ja në tremujorin e dytë të vitit 2023, realizoi një suficit tregtar prej një miliard euro

Bruksel, 28 gusht 2023 (MIA) - Pas gjashtë tremujorësh radhazi deficitesh, bilanci tregtar i BE-së në tremujorin e dytë të këtij viti shënon një suficit prej një miliard euro, para së gjithash falë rënies së çmimeve të energjisë, njoftoi sot Agjencia Evropiane e Statistikave – Eurostat.

Sipas të dhënave të Eurostatit, eksporti nga BE-ja në tremujorin e dytë të këtij viti është ulur për dy për qind, ndërsa importi për 3.5 për qind, që rezulton me suficitin e realizuar. Në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, BE-ja regjistroi një deficit tregtar prej 155 miliardë euro, që ishte niveli më i lartë i deficitit që nga viti 2019.

Siç lajmëron raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, ulja e vëllimit të importit në tremujorin e dytë të vitit 2023  ka të bëjë në uljen e çmimeve të energjisë për 15.6 për qind dhe lëndëve të para për 10.9 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

 

 

Sa i përket eksportit, ulje më të madhe ka në sektorin e energjisë për 22.5 për qind dhe në sferën e lëndëve të para për 9.3 për qind. Përndryshe, rënie të eksportit në periudhën prill – qershor të vitit 2023 shënohet në të gjithë sektorët në BE, përveç në sektorin e makinerive dhe automjeteve, ku është realizuar rritje prej 2.5 për qind.

Në këtë sektor shkëmbimi tregtar është rritur për të tretin tremujor radhazi dhe arriti 52.4 miliardë euro, që është ende larg vlerës rekord prej 60.7 miliardë euro të realizuar në tremujorin e parë të vitit 2019. 

Shikuar sipas sektorëve, në tremujorin e dytë të këtij viti suficit më të madh  tregtar BE-ja ka realizuar në sektorët e kimikateve prej 48.5 miliardë euro dhe ushqimet, pijet dhe duhani prej 15.6 miliardë euro. Në sektorin e energjisë ndlrkaq shënohet ulje të deficitit prej 115.3 miliardë euro në tremujorin e parë në 100.0 miliardë euro në tremujorin e dytë të vitit. qa/ar/

Foto: Eurostat

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR