• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja miratoi kornizë të re ndaj juntës ushtarake në Nigeri

BE-ja miratoi kornizë të re ndaj juntës ushtarake në Nigeri

Bruksel, 23 tetor 2023 (MIA) - Këshilli për Punë të Jashtme i BE-së sot miratoi një kornizë për masa kufizuese lidhur me situatën në Nigeri pas grushtit të shtetit, me çfarë manifestohet vendosmëria e Unionit që t'i sanksionojë ata të ciltët e minojnë stabilitetin, demokracinë, sundimin e së drejtës në vend dhe paraqesin kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajon.  

"BE-ja nga fillimi ashpër e dënoi grushtin e shtetit në Nigeri. Me vendimin e sotëm, BE-ja e përforcon mbështetjen e saj për përpjekjet e ECOVAS-it dhe dërgon një mesazh të qartë se goditjet ushtarake kanë një çmim. Me qëllim që të sigurohet dërgimi në kohë të ndihmës humanitare ose aktiviteteve që mbështesin nevojat themelore të njerëzve në Nigeri, ky regjim i ri përfshin një përjashtim humanitar", tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borreli. 

 Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, pritet që kjo kornizë e re autonome e sanksioneve të japë një kontribut të dukshëm në mbështetjen e përpjekjeve të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (EKOVAS) për kthim të shpejtë të rendit kushtetues në Nigeri.

 "Falë kësaj kornize të re, BE-ja do të mund të sanksionojë indivisë dhe subjekte përgjegjës për aktivitete të cilat e kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe sugurinë e Nigerisë, e minojnë rendin kushtetues, demokracinë, sundimin e së drejtës apo shkeljen e ligjit humanitar ndërkombëtar në Nigeri", thekson BE-ja. 

 Masatkufizuese përbëhen nga ngrirja e pronës dhe ndalimin e vënies në dispozicion të mjeteve për individë dhe subjekte, si dhe ndalesë të udhëtimit në BE për personat fizikë.

 "BE-ja mbetet e angazhuar me popullin e Nigerit përmes mbështetjes humanitare për ta lehtësuar mungesën e furnizimeve bazë. BE-ja siguroi 58 tonë furnizime bazë sanitare, duke përfshirë edhe ilaçe dhe materiale mjekësore për një transport humanitar ajror në tetor", thekson  BE-ja.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR