• e diel, 22 dhjetor 2024

BE-ja mirëpriti vendimet e Prishtinës dhe Beogradit për targat

BE-ja mirëpriti vendimet e Prishtinës dhe Beogradit për targat

Bruksel, 7 janar 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell, ka mirëpritur sot vendimet e Prishtinës dhe Beogradit  për targat, të cilat mundësojnë heqjen e regjimit të ngjitëseve dhe lëvizjen e lirë të automjeteve.

"BE-ja  mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe për të shfuqizuar plotësisht regjimin e ngjitëseve”, tha Borell, kumtoi Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme.

Ai vlerësoi se ky vendim paraqet një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe në angazhimet e deritanishme nga dialogu për lirinë e lëvizjes.

"Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në përmirësimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe konfirmon rëndësinë e vazhdimit të punës në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, theksoi Borell në deklaratë.

"Ky vendim paraqet një hap në drejtimin e duhur drejt integrimit më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili përfitojnë qytetarët e rajonit." sa/

QËNDRONI TË LIDHUR