• e premte, 05 dhjetor 2025

BE-ja ka miratuar rregulla të reja për reklamat politike me pagesë

BE-ja ka miratuar rregulla të reja për reklamat politike me pagesë

Bruksel, 10 tetor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian ka miratuar rregulla të reja për reklamat politike me pagesë, të cilat sot hyjnë në fuqi, duke kërkuar që të gjitha reklamat e tilla të jenë qartësisht të shënuara dhe të bëhet e ditur se kush ka paguar për to dhe sa, njoftoi Komisioni Evropian. 

Rregullat, gjithashtu, kërkojnë informacione nëse reklama është e drejtuar ndaj një publiku të caktuar, dhe kanë për qëllim të parandalojnë ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet evropiane, raportoi DPA.

Komisioni njoftoi se rregullorja e mbronë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e publikut për t'u informuar, duke i ndihmuar qytetarët të dallojnë përmbajtjen politike të paguar nga materiali editorial ose opinionet personale politike, dhe në këtë mënyrë forcon integritetin e zgjedhjeve.

Komisioni të mërkurën publikoi një udhëzues për zbatimin e rregullave, të cilat vlejnë si për reklamat onlajn ashtu edhe për ato oflajn.

Kompania Meta, e cila është pronare e Fejsbukut dhe Instagramit, tashmë ka njoftuar se do të ndalojë shfaqjen e reklamave politike në Evropë nga tetori, duke përmendur "kërkesa të pazbatueshme dhe pasiguri ligjore" sipas rregullave të BE-së.

Gugëll gjithashtu e ka kritikuar rregulloren dhe në shtator njoftoi se do të lejojë vetëm disa reklama politike në platformat si JuTube, përfshirë përmbajtjen nga institucionet zyrtare të BE-së ose qeveritë kombëtare.

Partitë individuale apo politikanët nuk do të mund të publikojnë më reklama politike në këto platforma.

QËNDRONI TË LIDHUR