• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja ka miratuar rregulla për aplikim onlajn për vizat Shengen

BE-ja ka miratuar rregulla për aplikim onlajn për vizat Shengen

Bruksel, 13 nëntor 2023 (MIA)- Këshilli i BE-së sot miratoi dy rregullore me rregulla të reja me të cilat mundësohet aplikimi onlajn për viza për udhëtim në zonat Shengen, njofton korrespodenti i MIA-s në Bruksel.

"Mundësia për aplikimin e vizave Shengen përmes internetit do të përfaqësojë përmirësim të madh për qytetarët dhe përpunimin e aplikacionit. Kjo do ta thjeshtësojë procesin e aplikimit për udhëtarët dhe në të njëjtën kohë do të lehtësojë administratat kombëtare të cilat do të jenë në gjendje të përgjigjen më shpejtë dhe më efektivisht", deklaroi ministri spanjoll për Punë të Brendshme Fernando Grande-Marlaska Gomez, vendi i së cilës është kryesues aktual me BE-në.

Me rregullat e reja parashikohet krijimi i platformës për aplikim të vizave për hyrje në BE, përmes së cilës do të dorëzohen të gjitha kërkesat e vizave Shengen, me disa përjashtime. Në platformë, aplikantët për viza do munden t'i fusin të gjitha të dhënat relative, të bashkëngjisin kopje elektronike të dokumenteve të tyre të udhëtimit dhe dokumenteve tjera shoqëruese, si dhe të paguajnë tarifën përkatëse.

Me platformën e tillë, siç thuhet në kumtesën e BE-së, aplikantët për viza nuk do kenë nevojë më shumë të shkojnë personalisht në ambasada ose konsullata. Aplikimi me prani fizike do jetë i nevojshëm vetëm për ato persona të cilët për herë të parë dorëzojnë kërkesë për vizë, të dhënat biometrike të cilat më shumë nuk janë valide ose përsëri kanë dokumente të reja udhëtimi.

Rregullat e reja, poashtu, parashikojnë ndryshim të ngjitëseve të tashme për viza me barkod të nënshkruar kriptograf.

Rregullat e reja do hyjnë në fuqi në ditën e 20-të nga paraqitja e tyre në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian dhe aplikimi i tyre do të fillojë pasi të kenë përfunduar të gjitha formalitetet teknike rreth platformës së re të vizave dhe vizave digjitale. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR