BE-ja kërkon nga Shqipëria të kthejë 33,5 milionë euro, pas hetimit serioz për keqpërdorime me fondet IPARD
- Bashkimi Evropian i dërgoi një mesazh të fortë Tiranës: 33,5 milionë euro nga programi IPARD 2 duhet të kthehen menjëherë, pasi u përdorën në "mënyrë të parregullt gjatë periudhës 2020–2022", raporton "Lajme javore".
Tiranë, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian i dërgoi një mesazh të fortë Tiranës: 33,5 milionë euro nga programi IPARD 2 duhet të kthehen menjëherë, pasi u përdorën në "mënyrë të parregullt gjatë periudhës 2020–2022", raporton "Lajme javore".
"Hetimi i Zyrës evropiane për luftë kundër mashtrimeve (OLAF) zbuloi 52 raste të keqpërdorimit të fondeve bujqësore që BE-ja u siguron bujqve dhe sektorit bujqësor-ushqimor në Shqipëri", njofton gazeta në artikullin me titull "Skandal! BE-ja zbulon keqpërdorim masiv: Shqipëria duhet të kthejë 33,5 milionë euro".
Gazeta transmeton një deklaratë të Komisionit Evropian dhënë për A2 CNN, në të cilën theksohet qartë se çdo shumë fondesh e përdorur në mënyrë të parregullt do të kthehet, duke shtuar se "Shqipëria duhet ta trajtojë këtë çështje me seriozitetin më të madh".
Sipas tyre, Komisioni konfirmon se po zhvillohet një procedurë dypalëshe për të parë nëse qeveria shqiptare do të arrijë të rivendosë besimin në institucionet e BE-së.
Ndërkohë, çështjen e ka marrë edhe Prokuroria speciale shqiptare për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK), e cila po heton keqpërdorimet, si dhe se kush ka qenë përfitues i fondeve nga IPARD. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s