• e premte, 04 tetor 2024

BE-ja inicioi operacion humanitar deri në qytetin Goma në RD Kongo

BE-ja inicioi operacion humanitar deri në qytetin Goma në RD Kongo

Bruksel, 24 gusht 2023 (MIA) - BE-ja ka iniciuar operacion të ri humanitar për transport të produkteve thelbësore në qytetin e Gomës në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, me qëllim që të ndihmohet popullata në atë pjesë të këtij vendi afrikan ku situata tashmë po përkeqësohet vazhdimisht.

Në fazën e parë të operacionit dy aeroplanët me mbi 180 tonë produkte, mbi të gjitha barëra dhe ushqim u nisën nga Evropa në Najrobi, nga ku të martën arritën në Goma. Është paraparë që deri në fund të gushtit për në Goma të arrijnë edhe tetë aeroplanë të tjerë me ndihmë humanitare.

Vetëm në Goma dhe rrethinën e saj janë bllokuar pothuajse 500.000 persona të zhvendosur brenda vendit, të cilët përballen me mungesë ushqimi, uji dhe kujdes shëndetësor dhe nuk kanë kushte elementare sanitare dhe strehimore të sigurta. 

Nga këto arsye në kuadër të projekteve humanitare të financuara nga BE-ja po bëhen përpjekje për të siguruar ushqim, akomodim, kujdes shëndetësor bazë, ujë dhe kushte sanitare dhe higjienike, si dhe ofrimin e edukimit për fëmijët dhe ndihmës për viktimat e dhunës seksuale. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR