• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja i zgjeroi listat e sanksioneve lidhur me invazionin rus ndaj Ukrainës dhe gjendjen në Mjanmar

BE-ja i zgjeroi listat e sanksioneve lidhur me invazionin rus ndaj Ukrainës dhe gjendjen në Mjanmar

Bruksel, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli i BE-së sot solli vendime për zgjerim të listave të personave fizik dhe juridik ndaj të cilëve vendosen masa restriktive për shkak të lidhjes së tyre me agresionin rus ndaj Ukrainës dhe me ngjarjet në Mjanmar.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Këshilli vendosi sanksione kundër gjashtë personave fizik dhe juridik të përfhsirë në zhvillimin dhe prodhimin e fluturakeve iraniane pa pilot të cilat i përdorë Rusia në "agresionin ilegal ndaj Ukrianës".

Në listën e iranianëve të përfshirë me sanksionet për shkak të mbështetjes ushtarake iraniane të agresionit rus ndaj Ukrainës, janë shtuar kompanitë "Shakad Sanat Asmari" dhe drejtori i saj ekzekutiv, zëvendës drejtori ekzekutiv dhe shkencëtari kryesor, më pas "Baharestan Kish" dhe drejtori i saj, "Saad Sazeh Faraz Sharif" dhe drejtori i saj ekzekutiv, si dhe kompania "Sarmad Elekstonik Sepahan".

Lidhur me eskalimin e vazhdueshëm të dhunës joselektive ndaj civilëve të paarmatosur, minimi i demokracisë dhe sundimi i së drejtës dhe shkelja e të drejtave të njeirut në Mjanmar, në listën e të sanksionuarve janë shtuar katër persona fizik dhe dy juridik dhe atë ministri i Mjanmarit, dy anëtarë të Këshillit shtetëror administrativ dhe komandanti përgjegjës për sulmet ajrore ndaj civilëve, para së gjithash në shtetin Kajah, si dhe kompanitë për prodhim të armëve dhe pajisjes ushtarake "Star Safir Grup" dhe "Rojal Shun Lei".

Të gjithë personave të shtuar në listën e të sanksionuarve u ngrihet prona në BE dhe subjekteve nga BE-ja u ndalohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë t'u parashtrohen apo vihen në dispozicion mjete apo resurse ekonomike. Plotësisht, personave fizik u ndalohet hyrja në vendet anëtare të BE-së. ab/

 

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR