• e shtunë, 21 dhjetor 2024

BE-ja i transferon Shqipërisë 72 milionë euro

BE-ja i transferon Shqipërisë 72 milionë euro

Tiranë, 1 qershor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian i transferoi Shqipërisë 72 milionë euro si pjesë e mbështetjes së BE-së për ballafaqim me pasojat socio-ekonomike nga kriza energjetike, lajmëruan mediat duke i'u referuar misionit të BE-së në Tiranë.

Këto mjete janë pjesë e Pakos për mbështetje të energjisë, të publikuar në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Tiranë në dhjetor të vitit të kaluar dhe të nënshkruar me Qeverinë në mars të këtij viti në suaza të Planit aksionar vjetor IPA 2023.

"Këtë pako e mbështet Qeveria në zbatimin e masave për mbrojtje të konsumatorëve në Shqipëri nga ndikimi i krizës energjetike, shton agjencia.

Në vitin 2024 do të transferohen edhe 8 milionë euro në prag të përparimit që do të arrihet me zbatimin e masave adekuate nga ana e Qeverisë.

"Këto masa qeveritare mes tjerash përfshijnë subvencionimin e çmimeve të energjisë (sipas mundësisë nën prag të caktuar mujor të konsumit) për amvisëritë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri që të sigurohen shkallë të ngjashme si para krizës energjetike të vitit 2021. Vlerësohet se do të përfshijnë rreth 1 milionë amvisëri dhe 168.000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme", citojnë mediumet.

Plotësisht, kjo pako i mbështet edhe përpjekjet e qeverisë për diversifikimin e burimeve të energjisë përmes investimeve të reja në prodhimtarinë e energjisë nga era dhe energjisë diellore, ligjdhënia e re për energji të rinovueshme në pajtim me standardet e BE-së dhe skemat për mbështetje të konsumatorëve për instalim të paneleve solare. sa/

foto: FB Edi Rama 

QËNDRONI TË LIDHUR