• e premte, 05 dhjetor 2025

BE-ja i ka bërë thirrje SHBA-së që ta rishqyrtojë vendimin e vet për refuzimin e vizave për përfaqësuesit palestinezë në KB

BE-ja i ka bërë thirrje SHBA-së që ta rishqyrtojë vendimin e vet për refuzimin e vizave për përfaqësuesit palestinezë në KB

Kopenhagë, 30 gusht 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian sot i ka bërë thirrje SHBA-së që ta "rishqyrtojnë" refuzimin e tyre për të dhënë viza për përfaqësuesit palestinezë, të cilët planifikojnë të marrin pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të bashkuara në Nju-Jork në shtator.

"Të gjithë bëjmë thirrje që ky vendim të rishqyrtohet, duke marrë parasysh të drejtën ndërkombëtare", tha shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas në Kopenhagë, pas takimit të të gjithë 27 ministrave të jashtëm të BE-së.

Uashingtoni mbrëmë e publikoi vendimin për refuzimin e vizave, disa javë para fillimit të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, ku Franca do të angazhohet për njohjen e shtetit palestinez, ndërsa pritet që edhe vende tjera në Evropë dhe në botë t'i bashkohen asaj. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR