• e shtunë, 21 dhjetor 2024

BE-ja i bëri thirrje Rusisë që të lirojë të gjithë të burgosurit politikë

BE-ja i bëri thirrje Rusisë që të lirojë të gjithë të burgosurit politikë

Bruksel, 19 shkurt 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë t'i lirojë të gjithë të burgosurit politikë pas vdekjes së opozitarit Aleksej Navalni, njoftoi DPA.

Në deklaratën e përbashkët me shkrim të publikuar pas takimit të sotëm të ministrave për Punë të Jashtme të BE-së, Unioni theksoi se vdekja e Navalnit është "edhe një shenjë tronditëse e represionit sistematik në Rusi". Në kumtesë kërkohet lirimi i të burgosurve politik.

Bashkimi Evropian e përsërit thirrjen e tij drejtuar Rusisë që të lirojë menjëherë dhe pa kusht të gjithë të burgosurit tjerë politik, duke e përfshirë edhe Jurij Dmitriev, Vladimir Kara-Murza, Ilja Jashin, Aleksej Gorinov, Lilija Çanisheva, Ksenia Fadeeva, Aleksandra Skoçilenko dhe Ivan Safronov.

Në kumtesë thuhet se "Bashkimi Evropian është i indinjuar nga vdekja e politikanit opozitar rus Aleksej Navalni" dhe shtohet se "Rusia duhet të lejojë një hetim ndërkombëtar të pavarur dhe transparent për rrethanat e vdekjes së tij të papritur". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR