• e martë, 07 prill 2026

BE-ja fillon bisedime për heqjen e shpenzimeve të roamingut për Ballkanin Perëndimor

BE-ja fillon bisedime për heqjen e shpenzimeve të roamingut për Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 6 prill 2026 (MIA) - Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Evropian për nesër në Bruksel ka caktuar takim të Grupit punues për zgjerim dhe vende që bisedojnë për qasjen në BE, ku do të diskutohet për propozimin e Komisionit Evropian për shpenzimet shtesë për roaming për Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht zgjerimin e regjimit "Roaming si në shtëpi" (Roam Like at Home).

Pas përfundimit të suksessshëm të bisedimeve, qytetet nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të paraqiten, të dërgojnë SMS-mesazhe dhe të përdorin të dhëna në Evropë me çmime të njejta si në vend, ndërsa qyetarët e BE-së do të kenë benificione të njejta kur udhëtojnë në Ballkanin Perëndimor.

Propozimi nuk nënkupton përfshirjen automatike të Ballkanit Perëndimor në programin "Roaming si në shtëpi", por përkundrazi që BE-ja do të lidhë një marrëveshje dypalëshe me secilin partner në Ballkanin Perëndimor dhe se ata do të pritet të respektojnë standardet e politikës së roamingut të BE-së.

Marrëveshja gjithashtu garanton që konsumatorët kanë të drejtë për të njëjtën cilësi dhe shpejtësi të rrjeteve mobile si në shtëpi dhe për të kontaktuar shërbimet e emergjencës pa pagesë.

Përfitimet e komunikimit mobil në BE u shtrinë në Moldavi dhe Ukrainë në korrik të vitit 2025.

Programi "Roaming si në shtëpi" BE-ja për vendet e saj anëare e ka vendosur në korrik të vitit 2017. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR