• e martë, 24 dhjetor 2024

BE-ja e përshëndeti pjesëmarrjen e lartë të votuesve në zgjedhjet në Turqi

BE-ja e përshëndeti pjesëmarrjen e lartë të votuesve në zgjedhjet në Turqi

Bruksel, 15 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Misheli, sot e përshëndetën “jehonën  shumë të madhe” në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të së dielës në Turqi dhe e vlerësuan si "fitore" për demokracinë.

Ende priten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ndërsa  jeona e votuesve ishte pothuajse 90 për qind. 

 "Jehona shumë e fortë e votuesve në këto zgjedhje  është në të vërtetë një lajm i mirë... Është një shenjë e qartë se populli turk është i përkushtuar  në realizimin e të drejtave të tij demokratike," tha Fon der Lajeni në një konferencë për shtyp me Sharl Mishelin, i cili gjithashtu i uroi qytetarët e Turqisë.

 Në Turqi, për herë të parë me siguri do të ketë një raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 28 maj, në të cilat do të jenë  presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan dhe kundërshtari i tij kryesor, Kemal Kiliçdarogllu.

 “Megjithatë, zgjedhjet nuk kanë mbaruar”. Duhet të presim t'i presim rezultatet e raundit të dytë, ndërsa ne këtë po e ndjekim me shumë kujdes”, tha kryetarja e Komisionit Evropian, duke shtuar se Turqia është një “partner i rëndësishëm” i BE-së.

Turqia, anëtare e NATO-s, është zyrtarisht një kandidate për në BE, por negociatat e pranimit të filluara formalisht  në vitin 2005 kanë ngecur tashmë disa vite. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR