• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja e miratoi kompasin strategjik të Mbrojtjes

BE-ja e miratoi kompasin strategjik të Mbrojtjes
Bruksel, 21 mars 2021 (MIA) – Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes sot e miratuan propozimin për kompas strategjik të Mbrojtjes për BE-në me të cilin koordinohet dhe harmonizohet politika e përbashkët e Mbrojtjes e BE-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Shefi i diplomacisë së BE-së, Zhozep Borell, e përshëndeti miratimin e propozimit pas dy vitesh negociata. Ai potencoi se kjo nuk do t'i japë fund luftës në Ukrainë, por se vjen në kohë reale, kur çdo qytetar në Evropë e kupton qëllimin e përforcimit të forcës në BE". Qëllimi i këtij dokumenti është të ofrojë një udhërrëfyes për vendet e BE-së në trajtimin e krizave dhe luftërave në fqinjësinë e saj ose në botë dhe t'i mundësojë asaj të përgjigjet shpejt kur është e nevojshme, të rrisë kapacitetin e BE-së si dhe investimet në sektorin ushtarak, dhe për të zhvilluar partneritete me aleatët e Evropës në mbarë botën, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor. “Unë thashë se Evropa është në rrezik, shumë atëherë menduan se po e them këtë për të shitur produktin, për të tërhequr vëmendjen, sot të gjithë janë të bindur që Evropa është në rrezik, është e qartë pas pushtimit dhe kjo luftë është një ndryshim tektonik në peizazhi gjeopolitik”, tha sonte përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë. Borrell theksoi se me busullën strategjike, BE-ja do të jetë në gjendje të reagojë më me vendosmëri në kohë krize dhe të sigurojë sigurinë e qytetarëve evropianë. Kjo do të ketë një kosto: vendet do të duhet të investojnë në aftësitë ushtarake dhe të rrisin shpenzimet e mbrojtjes me rreth 1.5 për qind. Në të njëjtën kohë, NATO kërkon rritje të buxhetit ushtarak në dy për qind të prodhimit prodhimit vendor. Shefi i diplomacisë së BE-së insistoi se ky dokument në asnjë rast nuk do të thotë konkurrencë me NATO-n, por plotësim.

QËNDRONI TË LIDHUR