• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja e ka shlyer kredinë e fundit këtë vit për Ukrainën

BE-ja e ka shlyer kredinë e fundit këtë vit për Ukrainën

Bruksel, 21 dhjetor 2023 (MIA)- Rreth 1.5 miliard eurot e fundit nga programi për mbështetje të Ukrainës nga 18 miliardë euro për të cilat vendet-anëtare të BE-së janë marrë vesh në dhjetor të vitit të kaluar janë paguar, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Nuk është e qartë se si do të vazhdojë mbështetja e BE-së për Ukrainën vitin e ardhshëm, pasiqë javën e kaluar kryeministri hungarez Viktor Orban e bllokoi programin e ri për ndihmë në vlerë prej 50 miliard euro.

Samiti special i BE-së për atë si si të vazhdojë është paralajmëruar më 1 shkurt edhe pse liderët tjerë thanë se derisa nuk u ra dakord për zgjidhje me Hungarinë, ata vetë do ndërmarrin aksion.

Paratë nga BE-ja do i mundësojnë shtetit hungarez të vazhdojë të paguaj paga dhe pensione. Përveç asaj, mund të shfrytëzohet për punë të spitaleve, shkollave dhe akomodim urgjent të personave të zhvendosur dhe për rinovimin e infrastrukturës së dëmtuar, për shembull, linjat e transmetimit, sistemet për ujë, rrugët dhe urat.

Ukraina ka afat 35 vjeçar t'i kthejë paratë që është e paraparë deri në vitin 2033. Shpenzimet e interesit do t'i mbulojnë vendet-anëtare të BE-së. ss/

Foto: arkivi MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR