• e martë, 24 dhjetor 2024
BE-ja e dënoi sulmin në Irak
Bruksel, 21 korrik 2022 (MIA) - Shërbimi diplomatik i BE-së e dënoi sulmin e djeshëm që ndodhi në rajonin Dohuk në Irak, me çka pësuan shumë civilë, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Sulmi ndodhi dje afër një hoteli turistik në kufirin ndërmjet Kurdistanit irakian dhe Turqisë. Tetë civilë humbën jetën, ndërsa 23 janë lënduar sipas autoriteteve irakiane, të cilët e akuzuan Turqinë për sulmin artilerik. Ankaraja i hodhi poshtë akuzat. Bashkimi Evropian shprehu keqardhje për viktimat dhe familjet e tyre dhe kërkoi hetim që të dëshmojë se kush është fajtor për sulmin. "Targetimi dhe vrasja e civilëve janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Duhet të hapet hetim që të konfirmohet se kush është përgjegjës për sulmin dhe të ketë llogaridhënie", njoftoi shërbimi diplomatik i BE-së. BE-ja u shprehu solidaritet qytetarëve të Irakut dhe i siguroi se mbështetja e saj për stabilitetin dhe sovranitetin e Irakut mbetet e palëkundur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR