• e premte, 22 nëntor 2024

BE-ja e dënoi dhunën politike në Brazil

BE-ja e dënoi dhunën politike në Brazil

Bruksel, 11 janar 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme, Zhozep Borel në emër të Bashkimit Evropian i dënoi "aktet tronditëse të dhunës politike de sulmin e papranuehsëm ndaj demokracisë" në Brazil dhe shprehi solidaritet me presidentin brazilian, Luis Inasio Lula da Silva dhe institucionet braziliane në mbrojtje të demokracisë.

Ai i përshëndeti përpjekjet për të hetuar përgjegjësit për sulmet ndaj demokracisë braziliane dhe për veprimet vandale ndaj pronës publike dhe trashëgimisë historike nacionale.

BE-ja në kumtesë përkujton se realizimi i të drejtave demokratike dhe lirive duhet të zhvillohet me respektim të Kushtetutës dhe të institucioneve të zgjedhura demokratike.

"Dallimet politike nuk mund të arsyetojnë vepra penale apo t'i sjellin në pikëpyetje rezultatet nga zgjedhjet demokratike. BE-ja e përsëritë besimin e vet në demokracinë braziliane dhe forcën e institucioneve të saj.  besimi ynë është se do ta tejkalojnë dhunën dhe ekstremizmin", thuhet në kumtesë.

BE-ja thekson se do të punojë me Qeverinë e sapoformuar braziliane për përforcimin e "partneritetit të ndërjselltë të dobishëm strategjik" dhe gëzohet për thellimin e marrëdhënieve me Brazilin në mbrojtjen dhe promovimin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut.

"Gjithashtu, me padurim presim ta avancojmë punën tonë të përbashkët në dobi të zhvillimit inkluziv, të drejtë dhe të qëndrueshëm, si dhe në sfera t[ tjera të interesit të përbashkët. Në realizimin e këtyre qëllimeve, BE-ja është e gatshme ta përforcojë angazhimin e vet me autoritetet braziliane dhe plotësisht ta mbështesë rolin e shoqërisë qytetare", kumtoi Shërbimi për punë të jashtme i BE-së. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR