• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja duhet të heqë qafe korrupsionin dhe më pas të vendosë një kusht për vendet e tjera, vlerësoi presidentja hungareze Novak

BE-ja duhet të heqë qafe korrupsionin dhe më pas të vendosë një kusht për vendet e tjera, vlerësoi presidentja  hungareze Novak

Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - BE-ja duhet të heqë qafe korrupsionin dhe më pas ky kusht mund të vendoset për vendet e tjera që duan anëtarësim, tha presidentja hungareze Katalin Novak.

"Mendoj se është e saktë që BE-ja ka kritere të rrepta pranimi dhe ne në fakt duhet t'u përmbahemi këtyre kritereve. Dhe ne hungarezët duhej të përmbushnim të gjitha ato kritere 19 vjet më parë kur duhej të anëtarësohemi. Pra, kjo është në rregull, por nuk është në rregull që "dikush të deklarojë ujë dhe të pijë verë, raki", dmth mund të jetë mirë nëse nuk ka korrupsion në BE dhe nuk ka korrupsion në të gjitha nivelet evropiane. Por, nëse ka, atëherë nuk mund të jetë bazë për të kritikuar vendet e tjera në të cilat ndodh korrupsioni. Prandaj, BE-ja fillimisht duhet të heqë qafe korrupsionin dhe më pas ai kusht të vendoset për shtetet tjera", tha Novak në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e saj, presidentin Stevo Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për rastin me korrupsionit në BE.

Lufta kundër korrupsionit është prioriteti më i lartë dhe një nga kërkesat kryesore të BE-së në drejtim të negociatave të anëtarësimit me vendet që aspirojnë të anëtarësohen në Union. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR