BE-ja do t'i dërgojë Ukrainës një milion copë municion gjatë 12 muajve të ardhshme
- Bashkimi Evropian do t'i dërgojë Ukrainës një milion copë municion gjatë 12 muajve të ardhshme, deklaroi sot komisari për treg të brendshëm Tieri Breton në Parlamentin Evropian.
- Post By Besnik Shuki
- 21:23, 8 maj, 2023
Strasburg, 8 maj 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian do t'i dërgojë Ukrainës një milion copë municion gjatë 12 muajve të ardhshme, deklaroi sot komisari për treg të brendshëm Tieri Breton në Parlamentin Evropian.
Gjatë gjashtë javëve të fundit, komisari i Komisonit Evropian vizitoi 15 fabrika në 13 vende me qëllim që të njoftohet me sfidat dhe nevojat e industrisë për prodhimin e municionit në Evropë, informoi ai në seancën e fundit plenare në Strasburg.
Breton shtoi se kapacitetet e tanishme nuk janë në pajtim me nevojat ekzistuese, por se ekziston vullnet i vërtetë për përforcimin e tyre.
"Komisioni Evropian do të sigurojë 500 milionë euro nga buxheti për këtë qëllim dhe pret që së bashku me partneritetet publike të mbledh gjithsej një miliardë euro", tha Breton dhe paralajmëroi se lufta po zhvillohet përmes kapaciteteve prodhuese dhe se Evropa duhet këtu të tregojë "kredibilitet". bsh/
Foto: Tuiter skrinshot