• e premte, 05 dhjetor 2025

BE-ja do të ofrojë 15 milionë euro ndihmë për Armatën shqiptare

BE-ja do të ofrojë 15 milionë euro ndihmë për Armatën shqiptare

Bruksel, 25 korrik 2025 (MIA) - Këshilli i BE-së sot vendosi të japë 15 milionë euro ndihmë për forcimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Kjo është paketa e dytë e ndihmës për Shqipërinë në kuadër të Instrumentit Evropian të Paqes, pasi Armatës shqiptare i janë ndarë më parë 13 milionë euro për të forcuar aftësinë e saj për vendosje në kohë dhe efikase.

"Shqipëria është një partnere e ngushtë dhe e qëndrueshme e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, kontribuon në operacionet e BE-së dhe është një aleate në NATO. Forcimi i bashkëpunimit tonë të sigurisë dhe mbrojtjes me Shqipërinë forcon drejtpërdrejt stabilitetin, sigurinë dhe paqen evropiane", tha përfaqësuesja e lartë e Unionit për punë e jashtme dhe politikën e sigurisë, Kaja Kallas, me rastin e vendimit të sotëm të Këshillit.

Sipas Këshillit të BE-së, ndihma shtesë prej 15 milionë eurosh do të kontribuojë në rritjen e aftësive të Shqipërisë për të kontribuar në operacionet dhe misionet e Unionit dhe koalicioneve të tjera ndërkombëtare.

Në prill të këtij viti, Këshilli i BE-së, gjithashtu përmes Instrumentit Evropian për Paqen, ndau 15 milionë euro ndihmë për Armatën e Maqedonisë për të forcuar kapacitetet dhe aftësitë e saj mbrojtëse dhe gatishmërinë operacionale. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR