• e mërkurë, 27 nëntor 2024

BE-ja do të ndihmojë Ukrainën me një procedurë të re për furnizimin e municioneve

BE-ja do të ndihmojë Ukrainën me një procedurë të re për furnizimin e municioneve

 Munih, 19 shkurt 2023 (MIA) – Duke pasur parasysh nevojën e madhe të Ukrainës për municion, BE-ja punon në një procedurë të re për furnizimt, konfirmoi sot komisari evropian për Punë të Jashtme Zhozep Boreli në Konferencën e Sigurisë në Munih të dielën.

Siç raporton DPA, sipas kryeministres së Estonisë Kaja Kalas, qëllimi është të përdoret një procedurë e ngjashme me atë që përdoret që të sigurohet furnizim i shpejtë të vaksinave gjatë pandemisë së koronavirusit. 

 Sipas Kalasit, vendet e BE-së duhet të japin para në dispozicion, të cilat më pas do të përdoren për ndarjen e marrëveshjeve të mëdha për industrinë e mbrojtjes përmes BE-së. Procedura do të mund të sigurojë që industria mund t'i bëjë investimet e nevojshme për të zgjeruar prodhimin.

"Jemi në regjim ushtarak, në regjim ushtarak emergjent, tha Boreli. Tani është çështje reagimi të shpejtë", tha ai. ar/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR