BE-ja dhe Jordania kanë lidhur Partneritet strategjik dhe gjithëpërfshirës
- Bashkimi Evropian dhe Jordania sot në Bruksel kanë nënshkruar Marrëveshje për partneritet strategjik dhe gjithëpërfshirës, i cili synën të promovojë rritjen e qëndrueshme të ekonomisë jordaneze përmes tërheqjes së investimeve në sektorët kyç, duke përfshirë teknologjinë digjitale, energjinë e gjelbër, turizmin e qëndrueshëm, minierat, farmacinë dhe prodhimin e plehrave.
Bruksel, 29 janar 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian dhe Jordania sot në Bruksel kanë nënshkruar Marrëveshje për partneritet strategjik dhe gjithëpërfshirës, i cili synën të promovojë rritjen e qëndrueshme të ekonomisë jordaneze përmes tërheqjes së investimeve në sektorët kyç, duke përfshirë teknologjinë digjitale, energjinë e gjelbër, turizmin e qëndrueshëm, minierat, farmacinë dhe prodhimin e plehrave.
Marrëveshja u nënshkrua nga Komisionerja Evropiane për Mesdheun, Dubravka Shuica dhe Ministrja jordaneze e Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Zeina Tukaan, në prani të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe mbretit të Jordanisë. Abdullahu i Dytë.
Në fjalimin në ceremoni, Fon der Lajen theksoi se me këtë partneritet, BE-ja dhe Jordania po thellojnë lidhjet e tyre të shumëvjeçare dhe miqësinë e fortë, në mënyrë që të përballen më mirë me sfidat e përbashkëta dhe të avancojnë vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe të drejtat e njeriut.
"Jordania është një partner kyç për Evropën në Lindjen e Afërt dhe Mesdhe, që shërben si një shtyllë e stabilitetit rajonal. Jordania ka treguar bujari të pamasë duke pritur miliona refugjatë dhe është e përkushtuar me gjithë zemër në promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe në mbarë botën. Jordania luan një rol kyç në konsolidimin e armëpushimit në Gazë dhe BE-ja njeh rëndësinë e Jordanisë si një qendër rajonale për ndihmën humanitare", tha Fon der Lajen. ls/
Foto: EBS