BE-ja dhe Britania e Madhe arritën marrëveshje për statusin e Gjibraltarit
- Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe arritën marrëveshje për statusin e Gjibraltarit, që do ta lehtësojë tregtimin tejkufitar dhe udhëtimin drejt territorit kontestues, deklaroi komisari i BE-së për tregti, Marosh Shefçoviq.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:05, 11 qershor, 2025
Bruksel, 11 qershor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe arritën marrëveshje për statusin e Gjibraltarit, që do ta lehtësojë tregtimin tejkufitar dhe udhëtimin drejt territorit kontestues, deklaroi komisari i BE-së për tregti, Marosh Shefçoviq.
Në kumtimin në rrjetet sociale, Shefçoviq këtë e quajti "moment të rëndësishëm historik".
"Është arritur marrëveshje politike mes BE-së dhe Britanisë së Madhe për marrëdhëniet e ardhshme lidhur me Gjibraltarin. Kjo është në dobi të të gjithëve dhe përforcon një kapitull të ri në marrëdhëniet e ndërsjellta", kumtoi Shefçoviq. ab/