BE-ja dënon sulmet izraelite ndaj paqeruajtësve të KB-së në Liban
- Bashkimi Evropian dënon sulmin izraelit ndaj Njësisë së Forcave të përkohshme të KB-së në Liban (UNIFIL) të dielën që paraqet një seri incidentesh të ngjashme javëve të fundit, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anuar El Anuni.
- Post By Fami Bajrami
- 11:12, 28 tetor, 2025
Bruksel, 28 tetor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian dënon sulmin izraelit ndaj Njësisë së Forcave të përkohshme të KB-së në Liban (UNIFIL) të dielën që paraqet një seri incidentesh të ngjashme javëve të fundit, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anuar El Anuni.
"BE-ja rikujton se siguria e personelit dhe objekteve të KB-së duhet të sigurohet konform të drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutën 1701 të Këshillit të sigurimit të KB-së", tha El Anuni.
Ai gjithashtu thekson se BE-ja përsërit se të gjitha palët duhet ta respektojnë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit në Liban nga 26 nëntori 2024 dhe i bëri thirrje Izraelit të tërhiqet nga i gjithë territori libanez.
Incidenti ndodhi të dielën vonë pasdite kur një dron izraelit hodhi një bombë mbi patrullën e UNIFIL pranë vendit Kfar Kila, ku ndaj paqeruajtësve të KB-së hapi zjarr një tank izraelit. Gjatë sulmit nuk ka pjesëtarë të lënduar të forcave të UNIFIL.
Sipas KB-së, në lokacionin e njëjtë një dron izraelit më parë kishte "fluturuar" mbi një patrullë të UNIFIL.
Kombet e Bashkuara dënuan incidentet, duke vlerësuar se janë në kundërshtim me Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe paraqesin shkelje të sovranitetit territorial të Libanit.
"Këto veprime nga Forcat mbrojtëse izraelite tregojnë një mosrespektim për sigurinë dhe mbrojtjen e paqeruajtësve që zbatojnë mandatet e Këshillit të sigurimit në Libanin jugor", thanë nga KB të dielën në mbrëmje.
Foto: arkivi i MIA-s