BE-ja bëri thirrje për dialog mes Indisë dhe Pakistanit
- Bashkimi Evropian u bën thirrje Indisë dhe pakistanit të fillojnë dialog për deeskalim të gjendjes dhe paralajmëron gatishmëri për të punuar me të dyja palët në realizimin e atyre përpjekjeve, porositi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:04, 8 maj, 2025
Bruksel, 8 maj 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian u bën thirrje Indisë dhe pakistanit të fillojnë dialog për deeskalim të gjendjes dhe paralajmëron gatishmëri për të punuar me të dyja palët në realizimin e atyre përpjekjeve, porositi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.
"Me rëndësi jetësore është që India dhe Pakistani t'i përmbushin obligimet e veta sipas të drejtës ndërkombëtare dhe t'i ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për mbrojtje të jetëve të civilëve", theksoi Kallas në deklaratën me shkrim me rastin e konfliktit indiano-pakistanez.
Ajo shtoi se BE-ja me vëmendje dhe me shqetësim të madh i ndjekë tensionet në rritje në rajon dhe pasojat që dalin prej tyre, përfshirë edhe nga humbja e mundshme e akoma më shumë jetëve njerëzore.
"BE-ja u bën thirrje të dy palëve të përmbahen, t'i deeskalonë tensionet dhe të përmbahen nga sulmet e mëtutjeshme në mënyrë që t'i mbrojnë jetët e civilëve2, porositi Kallas.
Ajo në deklaratën me shkrim thekson edhe se Bashkimi Evropian dhe 27 vendet e veta anëtare pa hamendje e dënojnë sulmin terrorist në Pahalgam më 22 prill dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm.
"Terrorizmi asnjëherë nuk mund të arsyetohet. Ata që janë përgjegjës për sulmin duhet të nxirren para drejtësisë. Secili shtet ka për detyrë dhe të drejtë në mënyrë ligjore t'i mbrojë qytetarët e vet nga aktet terroriste", shton Kallas në porosi. ab/
Foto: МIА Arkivi