• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

BE-ja apelon në përmbajtje nga retorikа provokuese pas aktvendimit të djeshëm për Dodikun

BE-ja apelon në përmbajtje nga retorikа provokuese pas aktvendimit të djeshëm për Dodikun

Bruksel, 27 shkurt 2025 (MIA) - BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Bosnje e Hercegovinë që të përmbahen nga retorika provokuese dhe aktivitetet që nxisin përçarje duke përfshirë vënien në pikëpyetje të sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të vendit, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Anuar El Anuini në lidhje me aktvendimin e djeshëm të presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik.

“BE pret që të gjithë aktorët politikë në Bosnje e Hercegovinë të pranojnë vendimet e gjykatave dhe të respektojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e tyre, pa ushtruar presion apo ndërhyrje”, ka thënë El Anuni.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian pa mëdyshje është i përkushtuar për mbijetesën e Bosnje e Hercegovinës si një shtet i vetëm, i bashkuar dhe sovran, duke kujtuar se në vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE në mars të vitit të kaluar, Këshilli Evropian inkurajoi të gjithë aktorët politikë të fokusohen në rrugën evropiane për të mirën e qytetarëve, ku shumica e mbështesin integrimin e BeH-së në BE.

Lidhur me mbështetjen për Dodikun pas aktvendimit të shprehur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq nga kryeministri hungarez Viktor Orban dhe nga Rusia, El Anuni deklaroi se BE pret që partnerët e saj ndërkombëtar, përfshirë Serbinë, të jenë po aq të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Bosnje e Hercegovinës si një shtet i vetëm, i bashkuar dhe sovran.

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dje e shpalli fajtor Dodikun me akuzën për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar për Bosnje e Hercegovinën, Kristijan Shmit dhe e dënoi me një vit burg. Për të njëjtën vepër u akuzua edhe ish u.d drejtor i “Gazetës Zyrtare të Republika Srpska”, Millosh Lukiq, por Gjykata e liroi nga akuzat. Edhe të akuzuarit edhe Prokuroria publike kanë të drejtën e ankesës ndaj aktgjykimeve të tilla.

Foto: EPA

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR