• e diel, 22 dhjetor 2024

BeH: Shtatë serbë dënohen me 91 vjet burg për rrëmbimin dhe likuidimin e 20 civilëve në 1993

BeH: Shtatë serbë dënohen me 91 vjet burg për rrëmbimin dhe likuidimin e 20 civilëve në 1993

Sarajevë, 29 gusht 2023 (MIA) – Gjykata në Sarajevë ka dënuar shtatë serbë nga Bosnja e Hercegovina me 91 vjet burgim për vrasjen e 20 civilëve që u rrëmbyen nga një tren afër Vishegradit në lindje të BeH-së në vitin 1993.

Më 27 shkurt 1993, anëtarë të armatosur të ushtrisë së Republikës Srpska ndaluan një tren që shkonte në linjën Beograd-Bar dhe rrëmbyen 20 civilë, 19 prej të cilëve ishin boshnjakë, ndërsa viktima e 20-të ishte Tomo Buzov nga Spliti, një oficer në pension i JNA-së, i cili i rezistoi rrëmbimit dhe gjithashtu u mor me vete.

Civilët u dërguan në komandën lokale serbe ku u rrahën dhe i lidhën me tela, pastaj u qëlluan afër Vishegradit dhe trupat e tyre u hodhën në Drinë.

Gjykata konstatoi se në likuidim mori pjesë edhe kreu i njësisë paraushtarake serbe, Milan Lukiq, i cili më parë ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës për krime të tjera kundër civilëve boshnjakë në Vishegrad. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR