• e hënë, 23 dhjetor 2024

BeH: Janë varrosur 19 viktimat nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Jabllanicë

BeH: Janë varrosur 19 viktimat nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Jabllanicë

Jabllanicë, 15 tetor 2024 (MIA) - Në Jabllanicë sot u mbajt varrimi kolektiv i 19 viktimave nga ky qytet i vogël në Hercegovinën veriore, i cili më së shumti psoi nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, ndërsa ceremoninë fetare e zhvilloi kreu i Bashkësisë islame të Bosnjë e Hercegovinës, reisi Husein Kavazoviq.

Më së shumti njerëz vdiqën në fshatin Jabllanicë e Poshtme, kur mbi të ra sasi e madhe e gurëve nga gurëthyesi i afërt, të sjellura nga rrëketë e ujit.

"Çdo fjalim sot këtu është i tepërt. U tubuam t'i dërgojmë vëllezërit dhe motrat tona në një botë më të mirë", tha në fjalimin e tij kreu i Bashkësisë islame, reisi Kavazoviq.

Ai i quajti të vdekurit shehidë (martirë), që është emër arab për viktimën e cila vdes pasi që t'i përmbushë të gjitha obligimet si besimtar në jetë. Ai u dëshiroi paqe familjeve të viktimave, ndërsa besimtarëve u bëri thirrje të mos i lënë dhe harrojnë.

Vlerësimet e para për vërshimet dhe rrëshqitjet katastrofike të dheut në Jabllanicë janë rreth 25 milionë euro, deklaroi prefekti i komunës Jabllanicë, Damir Shabanoviq. Sipas thënieve të njejta, janë dëmtuar 200 objekte, prej të cilave 49 janë shkatërruar tërësisht. Janë shkaktuar dëme të mëdha në objektet publike dhe ekonomike, si dhe në bujqësi.

Në këtë komunë, e cila u godit më së rëndi nga katastrofa, si dhe në Konjic, akoma po punohet në pastrimin e rrugëve dhe furniimin e sërishëm me ujë dhe rrymë.

Problem të madh paraqesin edhe mbeturinat që ndodhen në hidrocentralin Grabovicë. Si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjeve, atje janë shtresuar 50.000 metra kub mbeturina.

Shërbimet filluan me mënjanimin, por do të nevojitet së paku një muaj punë për mënjanimin e plotë të mbeturinave. Kompanitë elektrike me seli në Sarajevë dhe Mostar pohojnë se mbeturinat nuk paraqesin rrezik për punën e hidrocentraleve. ab/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR