• e shtunë, 23 nëntor 2024

BeH: 24 parti politike mbetën pa të drejtë kandidimi në zgjedhjet e ardhshme

BeH: 24 parti politike mbetën pa të drejtë kandidimi në zgjedhjet e ardhshme

Sarajevë, 4 maj 2023 (MIA) - Komisioni qendror zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës 24 partive politike ua mori të drejtën për kandidim në zgjedhjet e ardhshme në BeH, lajmëroi Radio Evropa e Lirë.

Këto parti nuk do të mund të kandidojnë sepse nuk parashttruan raporte vjetore financiare për vitin 2021, siç urdhëron Ligji për financim të partive politike, u kumtua pas mbledhjes së sotme të KQZ-së.

Bëhet fjalë për parti më të vogla politike.

Komisioni qendror zgjehdor dënoi 75 kandidatë të pavarur të cilët nuk parashtruan raporte financiare paszgjedhore pas zgjehdjeve lokale në vitin 2020 me dënim në të holla prej nga 500 markave (rreth 250 euro). ab/

foto: MIA Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR