• e shtunë, 23 nëntor 2024

Begaj-Karis: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, garanci për stabilitetin në rajon

Begaj-Karis: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, garanci për stabilitetin në rajon

Tiranë, 7 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Estonisë Alar Karis dhe nikoqiri i tij, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ndanë mendimin se “integrimi i Ballkanit Perëndimor është garanci e stabilitetit në rajon”.

Presidenti Begai në konferencën e përbashkët për shtyp tha se sot të dy vendet janë më afër se kurrë me njëri-tjetrin dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Estonisë në procesin e integrimit të vendit të tij në BE.

"Dy vendet tona, edhe pse të ndara gjeografikisht me disa mijëra kilometra, sot janë më afër njëra-tjetres se kurrë. Këtë e dëshmon kjo vizitë e presidentit, e cila është e para e një presidenti estonez në Shqipëri. Këtë e ka dëshmuar e gjithë mbështetja që Estonia i ka dhënë vendit tonë vitet e fundit. E falënderova Presidentin e Estonisë që na qëndroi pranë dhe vazhdon të na qëndrojë pranë në procesin e integrimit në BE. Integrimi në familjen e madhe evropiane është synimi ynë kryesor strategjik. Vitin e kaluar Shqipëria zhvilloi Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, falë mbështetjes së Estonisë, tha Begaj.

Ai shprehu bindjen se këtë vit do të mabhet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare, sërish me mbështetjen e Estonisë.

"Jo vetëm integrimi i Shqipërisë, por i gjithë rajonit, është një garanci e jashtëzakonshme sipas tij, për një të ardhme të stabilizuar dhe të begatë në gjithë Ballkanin. Në këtë kuadër, ai ka vlerësuar se Estonia ka luajtur dhe vazhdon të luajë rolin e saj mbështetës për një Ballkan Perëndimor më të stabilizuar dhe të zhvilluar. Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e ri gjeopolitik dhe në situatën e sigurisë globale ku ndodhet rajoni sot"; shtoi ai.

Sipas tij, ata u fokusuan edhe te “agresioni brutal dhe i pajustifikuar rus kundër Ukrainës, i cili solli në Evropë erërat e trazuara të djeshme që mendonim se i kishim lënë pas”.

"Shqipëria e dënon ashpër që në fillim këtë agresion. Theksova gjithashtu faktin se vizioni i mëparshëm i NATO-s në përballjen me këtë situatë dhe zgjerimi i fundit i Aleancës me Finlandën kanë treguar se ne jemi më të fortë se kurrë, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë për të mbrojtur vlerat e saj, theksoi ndër të tjera Begaj.

Kreu i shtetit estonez u shpreh se ajo që është e rëndësishme të theksohet është rrugëtimi i Shqipërisë dhe i gjithë rajonit drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar mbështetjen që Estonia do t'i japë Shqipërisë në këtë rrugëtim.

"Bota përreth ka ndryshuar dhe po ndryshon. Vendi juaj ka arritur shumë dhe ka bërë hapa të rëndësishëm në integrimin evropian. Ju inkurajoj të vazhdoni në këtë rrugëtim dhe theksoj se Estonia është një mbështetëse e madhe e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është e gatshme të ndajë reformat kryesore. Reformat janë kyçe për zhvillimin e vendit, integrimi në BE ofron mundësi për zhvillimin rajonal në vend", tha Karis.

Edhe ai konfirmoi se me Begaj diskutuan edhe për agresionin rus në Ukrainë, ku, sipas tij, "është e rëndësishme të rritet edhe më shumë vëmendja ndërkombëtare në këtë vend". ls/

QËNDRONI TË LIDHUR