• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Begaj: Tirana mbështet Kosovën në ruajtjen e integritetit territorial

Begaj: Tirana mbështet Kosovën në ruajtjen e integritetit territorial

Tiranë, 23 janar 2023 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj deklaroi sot se Tirana qëndron fort në anën e Kosovës dhe qëndron për “ruajtjen e integritetit të saj territorial”, raporton Euronjuz në gjuhën shqip.

"Gjatë gjithë vitit dhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar jemi përballur me një situatë shumë delikate në veri të Kosovës, e cila nuk i kontribuon paqes dhe stabilitetit rajonal. Shqipëria qëndron në krah të Kosovës dhe avokon për ruajtjen e integritetit të saj territorial", tha Begaj.

Presidenti shqiptar shtoi se Tirana vlerëson rolin dhe kontributin e misionit të KFOR-it në garantimin e paqes dhe sigurisë.

"Ne mbështesim dhe inkurajojmë dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe SHBA-ja, për të arritur një marrëveshje përfundimtare që do të çojë në njohje reciproke", tha Begaj. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR