• e hënë, 23 dhjetor 2024

Begaj në takim me Osmanin në Tivat: Mbështetja ndaj Kosovës, misioni dhe detyra ime

Begaj në takim me Osmanin në Tivat: Mbështetja ndaj Kosovës, misioni dhe detyra ime

Tiranë, 8 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në margjinat e Procesit të Bërdo Brioni, që po zhvillohet në Tivat të Malit të Zi ka zhvilluar takim me kolegen e tij Vjosa Osmani ku dha mbështetje të fuqishme për Kosovën.

Presidenti Begaj publikoi fotografi nga takimi në rrjetin social Iks dhe shkroi se "takimi me Osmanin ka qenë një takim i përzemërt dhe vëllazëror".

"Për mua, mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime. Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare. Bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit”, shkroi presidenti Begaj.

Në ndërkohë edhe presidentja Osmani në rrjetin social publikoi fotografi nga takimi me Begajn.

“Sot në Tivat me presidentin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, shkroi Osmani. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR