• e mërkurë, 18 dhjetor 2024

Begaj: Hapja e negociatave me BE-në është një lajm i madh për shqiptarët në përmbushjen e ëndrrës së kamotshme

Begaj: Hapja e negociatave me BE-në është një lajm i madh për shqiptarët në përmbushjen e ëndrrës së kamotshme

Tiranë, 15 tetor 2024 (MIA) – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur hapjen e kapitullit të parë të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në BE.

Vlerëson se ky është një lajm i madh për shqiptarët në përmbushjen e aspiratës së tyre për të qenë pjesë e bllokut evropian dhe përmbushjen e ëndrrës së tyre të kamotshme.

Begaj më tej shkruan se “rritmi i këtij rrugëtimi është me ritmin tonë”.

"Lajmi se Shqipëria po hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kamotshme. E duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Tani në duart tona kemi ritmin e këtij udhëtimi. Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin", shkruan Begaj në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

QËNDRONI TË LIDHUR