• e shtunë, 14 qershor 2025

BE: Zgjedhjet në Shqipëri në përgjithësi ishin inkluzive dhe transparente

BE: Zgjedhjet në Shqipëri në përgjithësi ishin inkluzive dhe transparente

Tiranë, 13 maj 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas dhe komisarja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, deklaruan se zgjehdjet parlamentare të së dielës në Shqipëri "ishin në përgjithësi inkluzive dhe transparente", por gjithashtu cekën se janë mbajtur në "mjedis mjaft polarizues në të cilin kandidatët nuk gëzonin të drejta të njejta", lajmëruan mediumet shqiptare duke e transmetuar kumtesën e Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAC).

Në deklaratë të përbashkët, përfaqësuesit e BE-së i uruan autoritetet kompetente në Shqipëri për sigurimin e "zbatimit të papengueshëm të zgjedhjeve në vend".

Ata deklaruan se sipas rezultateve preliminare dhe konkludimeve të Misionit për vëzhgim të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-së, zgjedhjet "në prëgjithësi u mbajtën në mënyrë inkluzive dhe transparente, ndërsa dita e zgjedhjeve të dielën ishte e qetë dhe mirë e organizuar, edhe përkundër disa mangësive".

Gjithashtu, ceket se "në përgjithësi, zgjedhjet ishin konkurruese dhe të mbajtura profesionalisht, ndërsa kandidatët në përgjithësi lirshëm mund t[ zhvillonin fushatë, edhe pse disa paraqitën frikësime", por shtohet se zgjedhjet u mbajtën në "mjedis shumë të polarizuar në të cilin kandidatët nuk gëzonin kushte të barabarta".

"Për shkak të përdorimit të resurseve administrative dhe ndikimit institucional, ndoshta shumica në pushtet pati përparësi të mbetet në pushtet", thuhet në kumtesë.

Nga fletëvotimet e numëruara prej rreth 90 për qind të kutive të votimit socialistët e Edi Ramës fituan 82 ndërsa koalicioni zgjedhor "Aleanca për Shqipëri madhështore" e kryesuar nga Partia demokratike e Sali Berishës 52 vende deputetësh. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR