• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE vlerëson se Irani e furnizon Rusinë me raketa, Kremlini nuk e konfirmon

BE vlerëson se Irani e furnizon Rusinë me raketa, Kremlini nuk e konfirmon

Bruksel, 9 shtator 2024 (MIA) - Kremlini sot nuk konfirmoi se Irani e ka furnizuar me projektila, siç pretendojnë burimet perëndimore, por theksoi se Rusia po zhvillon bashkëpunim me Teheranin, veçanërisht në “zonat më të ndjeshme”.

"Informacionet e tilla nuk janë gjithmonë të sakta", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov në lidhje me deklaratën e sotme të zëdhënësit të BE-së Piter Stano, por ai nuk e mohoi atë, transmeton Beta.

"Irani është një partner i rëndësishëm", shtoi Peskov, duke theksuar se të dy vendet kanë përmirësuar bashkëpunimin "në të gjitha fushat e mundshme, përfshirë ato më të ndjeshmet".

Stano më parë deklaroi se BE-ja vlerësoi se aleatët kishin "informacione të besueshme" për dërgimin e raketave balistike nga Irani në Rusi.

"Ne po hetojmë çështjen me vendet anëtare dhe nëse konfirmohet, një dërgesë e tillë do të përfaqësojë një përshkallëzim të rëndësishëm material në mbështetjen e Iranit për agresionin rus kundër Ukrainës", deklaroi Stano për gazetarët në Bruksel. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR