BE vendosë sistem të ri nëpër kufij - do të vlejë edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut (PLT)
- Përfaqësues të kryesisë polake me Këshillin e BE-së dhe të Parlamentit evropian arritën marrëveshje rreth Propozim-rregulaltivës për menaxhim me kufijtë, me çka do t'u mundësohet vendeve anëtare gradualisht të fillojnë ta vendosin Sistemin digjital për kontroll të hyrjeve dhe daljeve (EES) në kufijtë e jashtëm të Zonës së Shengenit.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:21, 20 maj, 2025
Bruksel, 20 maj 2025 (MIA) - Përfaqësues të kryesisë polake me Këshillin e BE-së dhe të Parlamentit evropian arritën marrëveshje rreth Propozim-rregulaltivës për menaxhim me kufijtë, me çka do t'u mundësohet vendeve anëtare gradualisht të fillojnë ta vendosin Sistemin digjital për kontroll të hyrjeve dhe daljeve (EES) në kufijtë e jashtëm të Zonës së Shengenit.
"Falë kësaj marrëveshjeje, vendet anëtare do të mund ta shfrytëzojnë sistemin e ri për menaxhim me kufijtë me regjistrim të hyrjes dhe daljes në zonën e Shengenit të shtetasve të cilët nuk janë anëtare të BE-së. ky është lajm i mirë dhe do t'i mbështesë përpjekjet tona që t'i mbajmë të sigurtë kufijtë tanë", deklaroi ministri polak i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Tomash Siemoniak.
Përfaqësuesja e PE-së, eurodeputetja belge Asita Kanko vlerësoi se sistemi EES paraqet hap të rëndësishtëm drejt sigurimit të kufijve të jashtëm të BE-së dhe do t'u mundësojë udhëtarëve të cilët hyjnë legalisht në zonën e Shengenit të mos përballen me pengesa të panevojshme.
"Punuam në legjislaturën e re me shpejtësi maksimale dhe siguruam orar më real për fillim të EES-së, në mënyrë që të mundësojë sistemi të vendoset sa më parë. Tani u bëjmë thirrje vendeve anëtare t'i përfundojnë përgatitjet e veta dhe të konfirmojnë se janë të gatshme, në mënyrë që seriozisht të mund të fillojë vendosja e EES-së", tha Kanko.
ESS është sistem i cili në mënyrë digjitale do t'i evidentojë hyrjen dhe daljen në zonën e Shengenit të qytetarëve të vendeve të treta të cilëve nuk u nevojiten viza për periudhë të shkurtë deri 90 ditë në BE, prëfshirë edhe të shtetasve të Maqedonisë së Veriut.

Sipas këtij sistemi të ri, nëpunësit kufitarë do t'i skanojnë shenjat e gishtërinjve të personave të cilët e kalojnë kufirin për herë të parë apo do t'i fotografojnë. Këto informata do të ruhen në datotekë digjitale, që do të mundësojë të dihet saktësisht se kush hynë në Zonën e Shengenit me pasaportë të huaj dhe kush qëndron më gjatë se 90 ditë të lejuara.
"Falë këtij sistemi, vendet nga BE-ja në kohë reale do të kenëq asje drejt të dhënave personale të shtetasve të vendeve të treta, historinë e udhëtimit dhe informatat për atë nëse ata i përmbahen periudhës së miratuar të qëndrimit në zonën Shengen. Si rezultat i asaj, EES dukshëm do ta ulë mundësinë për mashtrim me identitet dhe tejkalim të qëndrimit të lejuar", informon Këshilli i BE-së.
Sipas planit për vendosje etapore të EES-së. vendet anëtare në muajin e parë pas fillimit të sistemit do të jenë të obliguara të regjistrojnë së paku 10 për qind të personave nga vende të treta të cilët e kalojnë kufirin. Plotësisht, në 60 ditët e para vendet anëtare do të mund ta përdorin ESS-në pa marrje të të dhënave biometrike.
Pas tre muajve, do të duhet të regjistrohen së paku 35 për qind e personave që e kalojnë kufirin, prëfshirë edhe me të dhlnat e tyre biometrike, ndërsa pas gjashtë muajve duhet të fillojë regjistrimi i të gjithë shtetasve të vendeve të treta që hyjnë apo dalin nga zona e Shengenit.

Gjatë kësaj periudhe tranzitore prej gjashtë muajve, policët kufitarë do të vazhdojnë të vendosin vula për hyrje dhe dalje në dokumentet e udhëtimit, ndërsa pas vendosjes së plotë të ESS-së, praktika e këtillë do të ndalet.
Data për fillim të periudhës provuese do të caktohet me vendim të posaçëm të Komisionti evropian, pas hyrjes në fuqi të Rregullativës.
Marrëveshja e arritur pas Rregulaltivës tani duhet të miratohet edhe formalisht nga Këshilli i BE-së dhe nga Parlamenti evropian, në pajtim me procedurat e tyre të brendshme.
Këshilli për drejtësi dhe punë të brendshme i BE-së që në tetor 2023 solli vendim për vendosje të plotë të sistemit EES nga fundi i vitit 2024. Por, meqenëse ky afat nuk mund të përmbushej, mes tjerash edhe për shkak të shqetësimit se fillimi i tij i plotë përnjëherë mund të paraqesë faktor rreziku për rezistencën e sistemit IT, Komisioni vitin e kalaur në tetor propozoi vendosje graduale të EES-së, për çka tani u dakorduan Këshilli dhe PE-ja. ab/
Foto: МIА Arkivi