• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE: Vendimi i Gjeorgjisë nuk e pasqyron vullnetin e popullit

BE: Vendimi i Gjeorgjisë nuk e pasqyron vullnetin e popullit

Bruksel, 29 nëntor 2024 (MIA) – Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Gjeorgji, Pavel Herçinski deklaroi se vendimi i Tbilisit që t’i ndalë bisedimet për afrimin drejt BE-së deri në vitin 2028 nuk e përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve. 

„Ajo që ndodhi dje është në kundërshtim me politikën e qeverive të kaluara gjeorgjiane dhe me dëshirat e shumicës së qytetarëve„, tha Herçinski. 

Ministria gjeorgjiane e Punëve të Brendshme njoftoi se janë arrestuar 43 persona në një protestë të madhe kundër vendimit të qeverisë. Sipas ministrisë, 32 policë ishin lënduar gjatë përleshjeve me mijëra protestues proevropianë. 

Protestat shpërthyen pas paralajmërimit të partisë në pushtet “Ëndrra gjeorgjiane” se do t’i ndërpresë për katër vjet bisedimet për anëtarësim në BE për kinse “shantazh” nga Brukseli. Marrëdhëniet mes Gjeorgjisë dhe BE-së janë përkeqësuar, pasi Brukseli akuzoi se Tbilisi po zbaton politika proruse dhe autoritare.  

Rreth 80 për qind të qytetarëve të Gjeorgjisë e mbështesin integrimin në BE, që është edhe qëllim i garantuar i vendit me kushtetutë. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR