BE u bën thirrje politikanëve në BeH që të përmbahen nga retorika provokuese
- Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, Luixhi Soreca, u bëri thirrje të gjithë politikanëve në BeH që të përmbahen nga retorika provokuese dhe veprimet përçarëse, duke përfshirë vënien në dyshim të rendit kushtetues, sovranitetit, unitetit dhe integritetit të vendit.

Banja Luka, 26 shkurt 2025 (MIA) - Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, Luixhi Soreca, u bëri thirrje të gjithë politikanëve në BeH që të përmbahen nga retorika provokuese dhe veprimet përçarëse, duke përfshirë vënien në dyshim të rendit kushtetues, sovranitetit, unitetit dhe integritetit të vendit.
"Bashkimi Evropian është pa mëdyshje i përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Bosnje e Hercegovinës si një vend i vetëm, integral dhe sovran," tha Soreka, thuhet në kumtesën nga Delegacioni i BE-së në BiH.
Ai shtoi se Unioni, pas vendimit të Këshillit Evropian në mars 2024 për hapjen e negociatave të anëtarësimit, inkurajon të gjithë aktorët politikë që të fokusohen në rrugën evropiane në interes të qytetarëve.
Deklarata e Soreka, siç thekson Beta, vjen pas aktgjykimit të shkallës së parë për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të lartë në BeH ndaj presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, pas së cilës ai bëri një sërë deklaratash duke mohuar shtetësinë e BiH-së, rendin e saj kushtetues dhe në të njëjtën kohë fyente ashpër përfaqësuesin e lartë Kristijan Shmit, Bashkimin Evropian dhe përfaqësuesit e saj. ls/
Foto: Arkiv